Të premten në mëngjes, në Kosovë priten riga lokale shiu, dhe mot më i freskët. Nga fundjava, moti pritet të jetë më i ngrohtë dhe me diell.
“Një front i ftohtë nga Europa Qendrore do të kalojë mbi rajonin tonë të enjten në mbrëmje, që sjellë vranësira dhe riga lokale shiu më vonë gjatë natës dhe të premten herët në mëngjes. Ndërsa të premten gjatë ditës do të mbajë mot më i freskët, derisa vranësirat do të shpërndahen”, njofton Prishtina Weather.
“Nga fundjava zona anticiklonike do të fuqizohen mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe më të ngrohtë”, thekson shërbimi i meteorologjisë.
Parashikimi për datat 10-14 tetor:
10.10 – Ngrohtë. Paradite kryesisht kthjellët. Gjatë ditës vranësira dhe intervale me diell.
11.10 – Herët në mëngjes vranët dhe riga lokale shiu. Ditën vranësirat do të shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.
12.10-13.10 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
14.10 – Ngrohtë. Kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri në 10C, e maksimalet ditën e premte do të zbresin në 19C, e nga fundjava do të rriten deri në 25C.
Të enjten do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 6-12m/s, e ditën e premte e lehtë nga verilindja 2-4m/s.
Shtypja atmosferike të enjten do të pësojë rënie afër vlerave normale, e nga dita e premte do të shënojë rritje të theksuar.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA