Google ADS

E pranon hetuesja e EULEX-it: Hetimet në rastin MTPT kanë filluar vetëm me një letër

17:21 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në rastin e njohur si MTPT dëshmitare sot ka qenë Marina Toivonen, hetuese e EULEX-it në këtë rast.

Në dëshminë e saj, ndër të tjera ajo ka thënë se i gjithë rasti i njohur si MTPT dhe gjithë ato bastisje kanë filluar vetëm më një letër të Mehmet Shkodrës me të cilën kanë nisur edhe hetimet.

Ajo e ka pranuar se SMS-të që kinse janë gjetur në shtëpinë e ish ministrit të Transportit, Fatmir Limaj në format A4 dhe në katër faqe dhe SMS-të e marrur në mënyre zyrtare nga Vala me urdhër të gjykatës, janë në shpërputhje njëri me tjetrin.
“Në listingun origjinal kane munguar disa SMS. Kur hetuesit kanë kërkuar që të intervistohen 6 zyrtarët administrativ të PTK-së, Prokuroria nuk ka lejuar. Prokurori nuk na ka lënë të zbardhim rastin, sepse e kemi parë që kanë mund mos me qenë të vërteta”, ka thënë hetuesja Marina Toivonen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme