Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku nuk do të jetë pjesë e garës për kryetare të PDK-së në konventën zgjedhore të 3 korrikut.
Lajmin e dha vetë Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës ku tha se vendimi për të mos kandiduar për kryetare të PDK-së vjen si rezultat i shkëputjes së saj të gjatë nga strukturat e këtij subjekti.
“Përgjigjja e shkurtë është jo. Nuk do të jem kandidate për kryetare të PDK-së dhe jo pse i frikësohem garës, e as pse entuziazmohem nga sondazhet, ndonëse është ndjenjë e mirë kur pëlqehesh nga publiku, por vendimet nuk i marr mbështetur nga ato premisa. E thashë në fillim që PDK-së nuk i duhet shpëtimtari, mesia, ky lloj koncepti i të menduarit politik duhet të çrrënjoset nga skena politike kosovare. Kosova nuk ka nevojë për gra të forta dhe burra të fortë, Kosova ka nevojë për institucione të forta dhe partitë politike janë institucione”.
Megjithatë, Çitaku s’e mohon që e ka menduar gjatë nëse duhet t’i futet garës për të parën e partisë.
“Për të qenë korrekte në raport me ata që vërtetë synojnë t’i hyjnë garës, unë nuk do të lë terren, por do të angazhohem fuqishëm dhe fakti që nuk garoj në këtë konventë është sepse unë kam qenë tërësisht e shkëputur nga strukturat e PDK-së dhe më është dukur pak arrogante nga ana ime që t’ia ofroj veten si alternativë në një kohë kur nuk jam pjesë e strukturave të PDK-së”.
“Në këto shtatë vjet, PDK i ka mbajtur dy konventa, ka njerëz të ri, ka ndryshime me të cilat duhet të familjarizohem dhe po mendoj që tani nuk është momenti për mua, jo pse i frikësohem garës, por nuk do të doja që PDK-ja të përcaktohet për kandidatin/kandidaten si rezultat i presionit publik”.
Çitaku megjithatë tha se nuk e përjashton mundësinë që të kandidoj për kryetare të PDK-së në konventën e ardhshme zgjedhore e cila mbahet pas dy vjetësh.
“Unë do të kyçem aktivisht në PDK dhe po e lë të hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të garoj, por tani për tani kam nevojë të familjarizohem”.
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...