Shefi i Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar letër nga i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.
“Kam pranuar letrën nga Lajçaku do t’i përgjigjem, çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në të cilën do të kalojmë”, ka thënë Hoti, raporton portali arbresh.info
Si reagim ndaj ndalesës së hyrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq i deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë i ka dërguar letër zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti në shenjë proteste.
“Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Lirisë së Lëvizjes, individët e secilës palë janë në gjendje të udhëtojnë lirisht në territorin e tjetrit. Rregullat specifike zbatohen për personat e secilës palë që mbajnë funksione publike, siç përcaktohet në Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare. Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare, dhe amendamenti i tyre që është një pjesë integrale e kësaj Marrëveshjeje sigurojnë trajtimin dhe ekzekutimin e rregullt të vizitave zyrtare. Këto rregulla, së bashku me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes kanë rezultuar shumë të dobishme, dhe ato përbëjnë një arritje në punën midis jush dhe Beogradit, e cila duhet të ruhet”, thuhet në letrën e Lajçak dërguar Hotit.
Lajçak në letër i ka kujtuar Hotit se të dy Marrëveshjet (Liria e Lëvizjes dhe Vizitat), në tërësinë e tyre, përfaqësojnë angazhimet e dialogut që duhet të respektohen si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia./arbresh.info/
http://www.arbresh.info/lajmet/hoti-e-konfirmon-se-ka-pranuar-leter-nga-lajcak-per-hyrjen-e-vuciqit-ne-kosove-vendimet-per-qeverine-i-marr-une/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet