Pas kësaj periudhe me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve, vendi ynë gjatë fundjavës do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm, kjo si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu dhe me sasi të lartë të lagështisë, të cilat do të shtrihen mbi vendin tonë, duke gjeneruar reshje shiu dhe vende-vende edhe shkarkime rrufesh.
Reshjet e shiut pak sa ma të theksuara parashihen ditën e diele por që edhe të shtunën pasdite do të ketë reshje lokale. Në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të jenë të përziera edhe me borë.
Temperaturat maksimale do të ulën për 4-7 gradë Celsius. Edhe shtypja e lartë atmosferike që është tani do të dobësohet përkohësisht. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin