Një i burgosur në Dubravë kishte zgjedhur një metodë të veçantë për të futur drogën në qelinë e tij. Sipas prokurorisë ai gëlltiste drogën për ta nxjerrë më pas me jashtëqitje gjatë qëndrimit në qeli.
Rreth 80 gram drogë kishte arritur ti gëlltiste K. Kryeziu pak minuta para se qelia e tij të bastisej nga gardianët kështu përshkruhet në aktakuzën e Prokurorisë së Pejës.
Kryeziu është dënuar sot nga Gjykata e Pejës me 1 vit burgim për posedim narkotikës.
Sipas aktakuzës Kryeziu akuzohet se në qendrën korrektuese te burgut te Dubravës pa autorizim ka poseduar 5.2 gram narkotik te llojit “ Marihune “, te cilat i janë gjetur pas kontrollit në xhepa dhe çorape.
Gjithnjë sipas aktakuzës te njëjtit pas jashtëqitjes i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 4 qese tjera plastmasi në peshe prej 80 gram, e te cilat i kishte gëlltitur më parë pasi që ishte lëshuar nga burgu për pushim ditor.
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka