Një qytetar i Lipjanit ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi i njëjti është akuzuar për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçe, raporton “Arbresh.info.
Arrestimi i tij ka ardhur disa ditë pas denoncimit të rastit në polici nga ankuesja femër e mitur, e cila ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga personi në fjalë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 23.06.2017-14:07. Me 29.06.2017 ankuesja femër K/Shqiptare e moshës së mitur ka raportuar se vazhdimisht ngacmohet seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./ “Arbresh.info”/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...