Google ADS

E ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet i dyshuari

09:57 | 16 Qershor 2020
L G

Një person ka përfunduar në polici, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër. Me vendim të prokurorit, i njëjti mbetet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë të shtunën rreth orës 13:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër Kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info  

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme