Qentë endacakë vijojnë të jenë shqetësim për qytetarët e Prishtinës.
Të ndodhur kudo në rrugët e qytetit, qentë endacakë po kthehen gjithnjë e më shumë në një makth për qytetarët.
Kemi shumë raste nga më të ndryshmet ku shumë qytetarë janë sulmuar nga qentë endacakë, e madje kanë marrë edhe lëndime të mëdha serioze.
Së fundmi, një grua e moshuar ka treguar rastin e saj, e cila është kafshuar nga një qen endacakë, derisa ishte duke shkuar të blej bukë.
Plagët e marra nga kafshimet e qenit endacakë, e kanë detyruar atë që tash e sa ditë të marrë tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit, ku do të vazhdojë tretmanin edhe për dy javë të tjera.
“Unë banoj në rrugën “Xhavit Mitroviça”, isha duke shku me ble bukë, tek Mama Mantia aty, isha në trotuar, qentë ishin në mes, veç kur e kom pa që më ka kafshu në dorë, për një moment më ka kafshu, veç kam bërtitë dhe u largu qeni, dhe shpëtova me kaq”, tha qytetarja.
Tutje, ajo tregoi se ka pasur reagime nga qytetarët përreth, duke i ofruar ndihmë të parë.
“Disa njerëz kanë reaguar, unë zakonisht aty pi kafe, dolën me ma dhënë ndihmën e parë, ju thashë jo faleminderit, vetëm ma thirrni vëllain se nuk jam në gjendje, përndryshe se e kam vëllain mjek dhe më dërgon ai më jep tretman tjetër, tha ajo.
Ndër të tjerat, ajo pohon se është duke e pastruar plagën rregullisht, pasi kjo e fundit ka pasur nevojë që të qepet.
“Kur shkova në spital më thanë se ka nevojë me u qep, çdo të dytën ditë jam duke e pastru plagën, ngjarja ka ndodhur të dielën një javë, mjekimi shkon deri në dy javë dhe mbas dy jave ma merr mendja se është kaluese”, vazhdoi ajo.
Tutje ajo bën apel për komunën, që të paktën të i paguaj shpenzimet në këto raste, pasi një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe këtë kohë, ku me sytë e saj e pa një qen tjetër endacakë që kishte kafshuar një njeri, teksa ajo po shkonte të pastronte varrën.
“Bëj apel sepse kurrfarë përgjegjësie nuk merr komuna bile me i pagu shpenzimet, unë nuk po e ankoj veten, para dy dite e kafshuan në këmbë dhe njërin, unë me veturë isha duke shku me e pastru varrën, kur e kafshuan, për këtë arsye bëj apel që me i dal në ndihmë komuna”, përfundoi qytetarja.Arbresh.info/Rita Jakupi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...