Google ADS

E mori veturën me qira dhe nuk e ktheu, arrestohet shtetasja suedeze në Prishtinë

08:35 | 1 Qershor 2024
K.B

Është arrestuar një shtetase e Suedisë, pasi e njëjta i kishte marrë veturën një burri dhe nuk ia ka kthyer më.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur më 27 maj në Prishtinë.

“Veternik, Prishtinë 29.05.2024 – 15:00. Me 31.05.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Suedisë, pasi që e njëjta me 27.05.2024 në auto sallonin e ankuesit mashkull kosovar, i ka marr veturën me targa vendore dhe nuk ia ka kthyer. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme