Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka bërë të ditur orarin e platformës e-Mësimi për javën e ardhshme 30 mars – 3 prill, në të cilin ofrohen materiale mësimore për mësim në distancë për nxënësit e klasave një deri në nëntë të sistemit arsimor në vend.
Gjatë javës së ardhshme, çdo ditë (e hënë – e premte) do të ketë transmetim të video-ligjëratave si vijon:
Shqip:
Prej orës 11:15 në RTK 1 dhe në RTK 4 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë për të gjitha klasat 1 – 9.
Turqisht:
Prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë turke dhe matematikë për klasat 1 – 5.
Boshnjakisht:
Prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë boshnjake dhe matematikë për klasat 1 – 5.
Të gjitha këto video-ligjërata që transmetohen në RTK do të bëhen publike edhe në kanalin e MASHTI-t në Youtube (për të tri gjuhët). Për të shkuar te ky kanal hyni në ueb faqen: https://emesimi.rks-gov.net.
Duke filluar nga java tjetër, prej 6 prill 2020, e-Mësimi do të ofrojë video-ligjërata për shumicën e lëndëve të klasave 1 – 9, si dhe atëherë do të bëhet një orar fiks i transmetimit në RTK, sipas klasave, në mënyrë që secili nxënës, varësisht se në cilën klasë është, ta ketë orarin e njëjtë të mësimit në distancë çdo ditë.
E-Mësimi është platformë online për të vijuar mësimin në distancë në shkollat e vendit, për shkak të pandemisë me koronavirus, si pasojë e të cilit deri më tash në Kosovë janë infektuar gjithsej 94 persona, prej tyre një është i shëruar dhe një ka vdekur.
Materialet mësimore të publikuara në këtë kanal janë të hartuara dhe të prodhuara nga mësimdhënësit dhe ekspertët e angazhuar nga MASHTI.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...