Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan pasi që të njëjtit dyshohen se kanë mbajtur mbyllur dhe kanë ushtruar dhunë ndaj një personi.
Sipas policisë, viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“PRIVIM I KUNËRLIGJSHËM I LIRISË Gjilan 08-09.06.2024, 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij ishte kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...