Google ADS

‘E mbështes Vuçiqin për Kosovën, le ta shpjegoj demarkacionin’

08:50 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim në Serbi, Muamer Zukorliq thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbështetjen e tij në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por që duhet të shpjegojë se çfarë nënkupton propozimi i tij për demarkacionin me Kosovën.

“Është e nevojshme që Presidenti të qartësojë se çfarë do të thotë demarkacioni: njohja e kufijve ekzistues, përcaktimi i marrëdhënieve, por kjo mund të nënkuptojë edhe ndryshimin e kufijve. Kjo e fundit është më e rrezikshmja pasi që askund në botë dhe sidomos në Ballkan nuk kemi shembuj serioz se ndryshimet kufitare erdhën pa konflikt”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme