Policia e Kosovës pranë Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë se i dyshuari shqiptar brenda banesës tij në Gjilan dyshohet se mbante një femër me forcë.
Hetuesit Policorë kanë arritur që të hyjnë brenda në banesë ku kanë arrestuar të dyshuarin ndërsa brenda banesës është takuar edhe e mitura shqiptare e lindur në vitin 2000 e cila ka deklaruar se ishte duke u mbajtur aty e detyruar dhe pa vullnetin e saj.
Pasi janë shoqëruar në stacion policorë, viktima e mitur është intervistuar në prezencën e punëtorit të QPS ndërsa i dyshuari në prezencën e trupit mbrojtës.
Të miturës i është ofruar ndihma mjekësore pasi që ankohej se ka pësuar lëndime nga dhuna fizike të cilën e ka ushtruar i dyshuari ndaj saj.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani.
Ndryshe rasti është cilësuar si: “Privim i kundërligjshëm i lirisë- Lëndim i lehtë”.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030