Ministria për Komunitete dhe Kthim i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ta ndalojë shënjestrimin ndaj ministrit Nenad Rashiq.
Kjo ministri përmes një postimi në Facebook, ka publikuar shumë kërcënime nga qytetarët serbë të cilët e quajnë Rashiqin “tradhtar” e madje edhe e kërcënojnë, pasi ai ka kundërshtuar sulmin terrorist në Banjskë dhe kishte dhënë kritika ndaj presidentit serb.
“Ministria për Komunitete dhe Kthim, njofton publikun se pas paraqitjes së mbrëmshme të Presidentit të Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe shënjestrimit të tij dhe shënjestrimit të Ministrit për Komunitete dhe Kthim Nenad Rašić dhe Zëvendësministrit Radoica Radomirović, si rezultat kemi kërcënimet më monstruoze.Me këtë rast i bëjmë apel Aleksandar Vuçiqit që të ndalojë shënjestrimin dhe tërheqjen e objektivit për të mos çuar në përsëritjen e historisë së fundit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek