Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.
Ambasadori gjerman ka se krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me ‘natën e kristaltë’ është i papranueshëm, shkruan arbresh.info.
“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me ‘natën e kristaltë’ është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”.
Stop! The comparison of today’s police action with the “crystal night” is unacceptable. Such comparisons contribute towards narratives of Holocaust distortion and denial. #ProtecttheFacts
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 13, 2021
Ndërkohë, ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, duke iu referuar aksionit të policisë së Kosovës në veri, atë e ka krahasuar me “Natën e Kristaltë”, shkruan mediumi në gjuhën serbe kossev.info.
Një deklaratë të tillë ai e kishte dhënë para se të takoheshin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç kishte thënë ai, ndërsa presidenti serb është duke shkuar në Rashkë për shkak të ngjarjeve të fundit, të gjithë serbët nga Veriu po shkojnë në Rashkë.
“Unë nuk e di sa njerëz do të ketë, nëse është e nevojshme, 10, 15 mijë njerëz do të vijnë, dhe ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë më këtë. Dhe kjo është një Natë e Kristaltë për ne, ky është takimi më i rëndësishëm për ne deri më tani”, citohet të ketë thënë Rakiq.
Ndryshe, ishte nata e 9 nëntorit të vitit 1938, kur nazistët gjermanë filluan terrorin ndaj hebrenjve në Gjermani dhe Austri.
Atë natë thuhet se u dogjën më shumë se dyqind sinagoga, u përdhosën varrezat e hebrenjve dhe u thyen gjithë dyqanet e tyre.
Nga gjithë xhamat e thyer dhe të rënë nëpër tokë, që dukeshin si kristale në atë natë mizore 9 nëntori njihet në historinë moderne të njerëzimit si Nata e Kristaltë (Kristallnacht)./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...