Qeveria e Kosovës pritet të miratojë heqjen e masave antiCOVID-19 në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva.
Ai tha se do të lirohen klubet e natës, ahengjet dhe do të largohet ora policore.
“Po pritet të largohen masat anti-COVID-19, pritet që së shpejti të hapen edhe ahengjet dhe klubet e natës, dhe heqja e orës policore. Dhe këto vendime pritet të miratohen në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës”, tha ai./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?