Agjenti i futbollistit shqiptar Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka konfirmuar se klienti i tij do të largohet nga Napoli këtë verë.
Giuffredi thotë se reprezentuesi i Shqipërisë së bashku me klientin tij të tjetër te Napoli, Mario Ruin, do të ndryshojnë klubet gjatë merkatos verore të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
“Për tri vite, Elseidi ishte mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë”, ka thënë Giuffreddi për Radio Marte.
“Në sezonin e tij të fundit nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarri, Juventusi erdhi duke e thirrur por djaloshi tha ‘jo’ sepse ai dëshironte të fitonte titullin me Napolin”
“Edhe pse është e vërtetë që gjatë vitit të fundit forma e tij ka rënë, ai nuk është lojtari i vetëm që ka përjetuar një rënie”
“Nuk them se është faji i Carlo Ancelottit, por është normale nëse ju papritmas filloni të luani një stil ndryshe të futbollit”
“Unë mendoj pse vetëm Hysaj dhe Mario Rui kritikohen, duket gjë e gabuar për t’i kritikuar vetëm ata”
“Ne kemi pasur interesim të shumtë nga skuadrat e tjera. Qëllimi është për të dy djelmoshat që të largohen. Kontrata e Hysajt do të skadojë vitin e ardhshëm dhe unë mendoj se tani është koha e duhur për një ndryshim”
“Atletico Madridi ka pyetur për disponueshmërinë e tij dhe ata nuk janë klubi i vetëm që janë të interesuar”, shton Giuffredi./arbresh.info/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...