Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se pas dy muajsh do t’i drejtohet popullit të tij për çështjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Republikës së Kosovës.
Mesi i Shtatorit është periudha kur numri një i Serbisë do ta jap qëndrimin e shtetit të tij karshi Prishtinës zyrtare. Deri këtë kohë, Vuçiq thotë se do të luftojnë me çdo mjet për të fituar betejën politike karshi Kosovës, transmeton Indeksonline
“Unë kërkoj një kompromis, në mënyrë që fëmijët tanë të mos kenë telashe në të ardhmen për këtë cështje”, është shprehur ai.
Vuçiq ka folur disa fjalë edhe për opinionet e fundit rreth shkëmbimeve të territoreve. “… askush nuk na ofroi një ndarje”, ka thënë ai.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me përfaqësuesit e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, komentoi raportimet për ndarje të Kosovës.
“Ndarje nuk do të ketë, marrëveshja përfundimtare e dialogut do të jetë vetëm mes dy vendeve të pavarura”, ka thënë ai. /I
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...