E konfirmon policia: Xharra u rrah brutalisht

02:26 | 13 Maj 2017
Trina Galanxhi

Policia e Kosovës ka konfirmuar rrahjen brutale të anëtares së re të PDK-së Arbana Xharra.

Në orët e para të së shtunës, Xharra është rrahur para banesës së saj në Prishtinë dhe tani është në QKUK.

Policia ka thënë për Koha.net se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate dhe në spital është sjellë nga bashkëpartiakë të saj.

Shënim: Fotografia është marrë nga Gazeta Express

18403648_10154412587286479_7604349274319279190_n

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme