Google ADS

E konfirmon Policia: Viktima grua që u gjet afër një objekti kishte lëndime trupore

14:42 | 4 Janar 2023
A. B.

Një grua dyshohet të jetë vrarë në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfrimuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, tha Ahmeti.

Tutje ajo shtoi se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit. /arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme