Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, afër rrugës për fshatin Mramor.
Zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Arbresh.info se ka qenë një vetëaksident trafiku ku nga tre personat e lënduar njëri ka humbur jetën.
“Po në 17:30 kemi pranuar informatën për një vetëaksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Mramor. E përfshire është një kamionetë ku gjendeshin tre persona të cilët janë lënduar. Njëri prej tyre ka humbur jetën në vend ngjarje. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti ./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...