Presidenti amerikan, Donald Trump pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën dhe Serbinë ka paralajmëruar vizitë në të dyja shtetet.
“Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët”, ishte deklarata e Trump para nënshkrimit të marrëveshjes.
Një vizitë të tillë e ka paralajmëruar edhe sot dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell, raporton Arbresh.info.
Grenelli po ashtu i ka thënë se ka ndikuar dhe e ka nxitur Trumpin që ta vizitojë Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin.
“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell për një radio serbe në Chicago
Ndryshe, me 4 shtator Serbia dhe Kosova me ndërmjetësimin amerikan kanë normalizuar lidhjet ekonomike duke nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë./Arbresh.info/
Grenelli: Administrata Trump, përmes njohjes nga Kosova deshi ta ndihmojë Izraelin
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...