E kapi për këmishe dhe e shtyu policin pasi iu shqiptua gjoba, shoqërohet në stacion burri në Kaçanik

12:54 | 21 Korrik 2024
E.G

Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, i cili dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor.

Sipas njoftimit, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës, kishe kapur policin për këmishe dhe e ka shtyrë, shkruan Arbresh.info.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Kaçanik 20.07.2024-02:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas shqiptimit të gjobës, kishte kapur për këmishe dhe e kishte shtyrë zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme