Google ADS

E kanosi përmes telefonit, kryetari i Vushtrrisë kërkon lirimin e të dyshuarit

14:48 | 30 Dhjetor 2023
E.K

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka konfirmuar se dje është kanosur nga një person përmes telefonit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, vetë Idrizi ku ka thënë se rasti ka ndodhur dje.

“Po, për fatin e keq, ishte një kanosje përmes telefonit, dhe asgjë më tepër nuk ka ndodhur, se atë që e keni dëgjuar. Kanosësi është ndaluar dhe është në mbajtje, ndërsa unë dje kam kërkuar ta lirojnë, sepse konsideroj se është e kaluar’, tha Idrizi.

Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se ka arrestuar të njëjtin që dyshohet për kanosjen e kryetarit të Vushtrrisë.
Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme