Familja e heroit Enver Zymberi, i cili u vra duke mbrojtur territorin e Kosovës, tani jeton me vetëm 240 euro në muaj. Gruaja e policit të vrarë në vitin 2011 kërkon nga institucionet përgjegjëse së paku një vend pune.
Mbeti i vrarë kur shteti i Kosovës, tentoi ta shtrijë sovranitetin në veri në korrik të vitit 2011.
Ishte shpallur edhe Hero i Kosovës nga Presidenti.
Polici i ndjerë Enver Zymberi nuk u rikthye më i gjallë në shtëpi pasi u qëllua për vdekje gjatë aksionit të policisë në pjesën veriore të vendit. Pas atij aksioni Shteti ka vënë kontroll mbi pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.
Tani pas tetë vitesh bashkëshortja e Enverit, Drita ende i ka në memorie emocionet bashkëshortit ditën kur ishte nisur për veri.
“Ditën e fundit ka qenë diçka pa masë i gëzueshëm edhe ka pi një kafe edhe ka dalë ka lëshuar muzikë patriotike edhe ka kënduar bashkë me këngëtar nuk mujke me prit as veturë as kurrgjë për me shku atje”, shprehet Drita Zymberi, gruaja e Enver Zymberit, për T7.
E për arrestimin e Gjuriqit në veri nga kolegët e bashkëshortit të ndjerë, Drita thotë se është ndier shumë krenare.
“Jam krenare për ata koleg të bashkëshortit edhe që nuk ka ndodh diçka e keqe qysh ka ndodh me Enverin, po lum ata që e zënë atë far serbi, së shpejti kisha pas qef edhe vrasja e Enverit të zbulohet Po kur e kam pa hala diqysh mendojsha që është në atë grup edhe Enveri, se edhe pak vështir kur ti shifsh kolegët e tij”
Me gjithë sakrificën e burrit të saj, gruaja e heroit Zymberi ndihet e lënë pas dore nga shteti.
“Nëse është për punësim pse mos me punu jam e re, jam e aftë, po edhe për fëmijë i kanë premtuar këta të qeverisë që kanë me pas një të ardhme më të mirë për shkollim e ato sene nuk janë kurrkund hiç. Jam shkuar jam anku edhe te këta të qeverisë për me më marrë në punë naj kun, ja prit ja anedej ja krenar. Unë jam e pa punsume 240 i marrë pension të Enverit me qato krejt nëpër shkolla krejt pi donë kushtet familja ime është që kujdeset”, thotë Drita Zymberi.
Babain e vrarë duke mbrojtur territorin e Kosovës nuk e ka harruar djali i heroit, Sokol Zymberi, cili ia ka kushtuar një këngë të atit.
Nëna e Sokolilt, nuk i mban dot ë lotët kur e dëgjon këngët e të birit, kushtuar heroit Enver Zymberit.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...