E godet nipin e tij me veturë derisa po drejtonte, fëmija dërgohet në QKUK

08:43 | 2 Korrik 2022
E.H

Një person në Gjakovë, derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij në oborr, nga pakujdesia ka goditur nipin e tij, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime serioze dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt

“Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 01.07.2022 – 07:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme