Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, është infektuar me virusin COVID-19.
Këtë e bëjnë të ditur burime ndërkombëtare të arbresh.info.
“Ai kishte një takim me Vulinin dhe Gjuriqin në lidhje me disa protesta që po planifikohen të mbahen në veri të vendit”, thotë ky burim për arbresh.info.
Portali merr vesh se politikanët serbë Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq, nën direktivat e shefit të BIA-së serbe, Bratislav Gashiq, po organizojnë protesta në veri të vendit.
Për këtë edhe Vulin dhe Gjuriq, e takuan Radojçiqin në hotelin e këtij të fundit, në Kopaonik.
Radojçiqi është i kërkuar nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë, në lidhje me hetimet për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Në prill të këtij viti arbresh.info kishte raportuar edhe për Gashiqin se dyshojej të jetë infektuar me virusin korona, por nuk u konfirmua nga burime zyrtare.
Gashiq është një politikan serb. Ai shërben si kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë (BIA) nga 23 maj 2017. Ai gjithashtu shërbeu si Ministër i Mbrojtjes së Serbisë nga 2014 deri në 2016.
Ai është i martuar dhe ka tre djem. Ai flet anglisht dhe greqisht. Nofka e tij është Bata Santos, që i është dhënë për shkak të biznesit të kafesë.
Ai është me prejardhje shqiptare që i takon besimit ortodoks, shkruan arbresh.info.
Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Krushevac dhe Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Nishit. Në vitet 1877-1878 nga mbiemri Gashi, në kohën e serbizimit të emrave të familjeve e vendbanimeve shqiptare, familja e tij mori mbiemrin Gashiq. Tashmë familja e tij deklarohen si serbë ortodoks./arbresh.info/
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të