Google ADS

E dhimbshme/Vdes i riu nga Prishtina

22:45 | 11 Janar 2022
L G

Erin Godanci, 27-vjeçari nga Prishtina ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Ahmeti ka shkruar se është shokuar me lajmin për vdekjen e 27-vjeçarit.

Ai e ka përshkruar Erinin si djalë shumë pozitiv duke shtuar se do t’i mungojë Prishtinës.

“Moti s’jom shoku ma shumë se me lajmin për Erinin. Definicioni i vërtetë i battery charger. Kanë mjaftu pesë sekonda shkëmbim me të dhe nje buzëqeshje dhe ta ka transferu ca energji pozitive. U prehsh në paqe Erin Godanci! Ke me i mungu Prishtinës”,ka shkruar Ahmeti.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët përmes Facebook-ut.

“Me dhimbje te thelle ju njoftojme, qe sot me 11.01.2022 , nderroj jete me i dashuri yne, djali jone Erin Godanci. Varrimi i te ndjerit behet neser me date 12.01.2022 ne varrezat e Dragodanit ne ora 14:30.Allahu te shperblefte me xhenet djal im. Drite past shpirti yt i bardh”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme