Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas menatës në rrugën Kllokot – Viti, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente, të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.
Dyshohet se ngasësi i automjetit, Besnik Kurteshi ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rrugës dhe rrokulliset.
“Pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa vozitësi pas trajtimit në Spitalin Rajonal në Gjilan do të dërgohet në mbajtje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Një person humb jetën si pasoj e një vetëaksidenti në rrugën Kllokot-Viti
Stresi ndalohet për 48 orë
MSH: Dy pacientë në Maqedoni shpëtuan nga dializa, morën ves...
GLPS: Kosova pa progres të mjaftueshëm
30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për kultivimin e has...
Chad Mair emërohet si bashkë-mbrojtës për Rexhep Selimin
Policia shqiptoi 6 mijë e 242 gjoba për një muaj në Ferizaj