Google ADS

E bija e Hamëz Jasharit sot feston ditëlindjen, kështu e uron vëllai

10:41 | 28 Gusht 2020
A. B.

Besarta Jashari, e bija e heroit legjendar të UÇK-së, Hamëz Jashari sot festoon ditëlindjen.

Me rastin e kësaj dite të veçantë nuk kishte sit ë mungonte urimi nga vëllai i saj, Bekim Jashari, shkruan portali arbresh.info

Jashari përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka uruar motrën me një dedikim tejet të veçantë.

Postimi i tij i plotë:

Të kesh një motër, është gjeja më e bukur që mund të të ketë falur jeta, e cila nganjëherë mund të të rezervojë befasi të këndshme e të pakëndshme.
E dashur Motër,
Dhe po ta dish, që Ti je personi më i dashur për mua në këtë botë.
Dhe po ta dish, që dashurinë për Ty, do ta kem edhe atëherë kur flokët tona të jenë zbardhur.
Dhe po ta dish, që jo vetëm Motër të kam, por të kam e do të të kem edhe mikeshë.
Besartë,
Ashtu siç do të doje që fëmijët tuaj të kenë në jetë, njësoj dua edhe unë për Ty!
Përqafime dhe dashuri për Ty të pafundme, jo vetëm në këtë ditë të shënuar në kalendar, për datëlindje tënde, por 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit, gjithmonë!
Rri e buzëqeshur dhe e lumtur me të dashurit tuaj!
Gëzuar datëlindjen! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme