E ardhmja politike e njërës prej grave më të fuqishme në Kosovë do të mbetet në pikëpyetje.
Bëhet fjalë për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Me politikën e saj bërë viteve të fundit e ka dëmtuar veten thonë njohësit e çështjeve politike.
Duke komentuar vendimet e saj analisti, Shkodran Ramadani në një përgjigje për arbresh.info, thotë se mos pajtueshmëria me vendimet e partisë së saj ka dëmtuar Vjosën në aspektin politik përball elektoratit të LDK-së.
“Pas luftës, LDK-ja i ka pas dy kryeministra dhe asnjërën Vjosa Osmani s’e ka votu, dhe kjo ka frustru elektoratin e LDK-së. E ka dobësua veten brenda partisë, me këtë ja ka dobësu vetes mundësinë për të marr postin e të pares së partisë. Ajo më shumë është fokusu të votuesit e pa përcaktuar. Vjosa do ta ketë vështirë, në çdo variant. Partitë e vogla në Kosovë e kanë të vështirë mbijetesën, andaj do ta ketë vështirë të formoj një parti. Unë besoj se Vjosa e ka dëmtu veten në mënyrën se si ka bërë politik viteve të fundit”, tha Ramadani.
Ndonëse sipas tij çdo gjë mund të ndodh, Ramadani thotë se aktualisht Osmani është në një pozitë të palakmueshme.
“Mbetet pikëpyetje e ardhmja e saj në politikë në të ardhmen edhe pse mund të ketë befasi. Vjosa është bashkëpunëtorja e vetme e Albin Kurtit dhe kjo mundet me pas një rrethanë të favorshme për të”, u shpreh tutje ai.
Edhe politologu, Fitim Salihu thotë se Osmani e ka të vështirë të depërtojë në ndonjë parti të re, pas mospajtimit me partinë që atë e ngriti në politikë.
Salihu analizon variantet që do të mund t’i përdorë Osmani për të mbijetuar në politikë.
“Nëse e merr kontrollin e Lidhjes Demokratike, bënë aleanca të brendshme dhe përmes tyre ia del të vjen në krye të partisë, në vitet në vijim Vjosa Osmani do të jetë një nga lideret më të fuqishme nacionale. Nëse vendos të krijojë parti të re, ajo do të bëhet një lidere margjinale, sepse në rastin më të mirë ajo parti do të arrinte sukses me kalimin e pragut elektoral dhe jo me tepër. Pra, asnjëherë nuk do të arrijë të jetë liderë, e një prej dy-tri partive kryesore në vend. Për më tepër, duket se nuk ka hapësirë në skenën tonë politike edhe për një parti të re. Së paku, edhe për disa vite në vijim do të jetë kështu”, deklaroi Salihu.
Kujtojmë se Vjosa Osmani ishte zgjedhur si kandidate për kryeministre në zgjedhjet e vitit të kaluara nga LDK.
Por, ndarja e rrugëve mes partnerëve të koalicionit LDK-VV, duket se ishin edhe ndarja e rrugëve të Osmanit me partinë e saj.
Vjosa Osmani madje doli edhe kundër votimit të Avdullah Hoti si kryeministër në Qeverinë e re.
Megjithëse LDK-ja e liroi nga pozitat drejtuese në parti, ajo aktualisht vazhdon ta kryejë detyrën e të parës së Parlamentit./V.Selimi/arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...