Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, ka ngritur padi për shpifje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Avokatja në një konferencë për media ka thënë se shpifja është bërë në profilin e Facebook-ut të Lëvizjes Vetëvendosje.
Avokatja sqaroi se në postimin e LVV-së pretendohet se Sami Lushtaku ka terminal doganor si dhe është fitues i mijëra eurove nga buxheti i Kosovës.
“Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për fyerje dhe shpifje I cili ligj e ka përcaktuar përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje dhe me këtë rast përgjegjës për shpifje dhe fyerje është subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje.”, tha ajo.
Ajo shtoi se pretendimi i LVV-së është i paqëndrueshëm dhe është i pavërtetë dhe i paargumentueshëm.
“Informacionin se zoti Sami Lushtaku nuk ka terminal doganor është fakt që Vetëvendosja e di dhe ëshët dashur ta dijë.”, tha avokatja.
Avokatja u shpreh se kanë kërkuar nga Vetëvendosja për tërheqjen e informacionit të pasaktë mirëpo, siç tha ajo, nuk kanë pranuar përgjigje.
Ajo theksoi se Lëvizja Vetëvendosje e ka barrën për të dëshmuar vërtetësinë e kësaj deklarate.
Avokatja tha se do të kërkojnë dëmshpërblim në proporcion me dëmin.
Shuma për dëmshpërblim nuk është caktuar ende sepse, siç tha avokatja kjo është lënë që të vendoset bashkë me ekspertizën./Arbresh.info/
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...
U akuzua që nuk solli njohje të reja, Kurti: Nuk i kemi prem...
Maqedonci: Në asnjë moment, në asnjë rast, ushtarët e FSK-së...
Kurti – ambasadorëve: Radoiçiqi vazhdon të organizoj s...