Google ADS

Dyshohet se vodhën ari në vlerë prej 7000 eurosh, tre të arrestuar

22:43 | 2 Mars 2023
K.B

Sot hetuesit e stacionit policor të Podujevës, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje grabitqare e cila është raportuar me datën 17.02.2023.

Rasti ka ndodhë në fshatin Sibovc, saktësisht në një shtëpi, ku të vjedhura janë raportuar stoli ari, që arrijnë vlerën rreth 7000 euro.

Tre personat e arrestuar, (njëri nga ta i mitur), pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në mbajtje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme