Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se vodhën 20 mijë euro.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Kmetovc të Gjilanit.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Kmetovc, Gjilan 31.05.2024-02:00. Raportohet se më 07.06.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...