Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar të mërkurën se ka suspenduar një pjesëtar të policisë pasi dyshohet se është përfshirë në një rrahje.
Në njoftim thuhet se hetuesit e IPK-së janë njoftuar një ditë më parë nga Stacioni Policor Gjakovë se në rrugën “Yllka Domi” në Gjakovë kishte ndodhur një incident-rrahje.
“IPK është njoftuar për këtë rast bazuar në autorizimet ligjore të saj pasi që informacionet ishin se ne këtë rast ishte i përfshirë si i dyshuar edhe një pjesëtar i policisë (zyrtar i stafit civil pa autorizime policore)”, njofton IPK-ja.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë disa veprime fillestare hetimore duke përfshirë edhe analizimin e disa video pamjeve të incizuara nga kamerat e sigurisë.
Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (zyrtarin e stafit civil) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurës administrative është suspenduar. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”,thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...