Dyshohet se rrahu gruan, arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj

13:56 | 13 Korrik 2022
A. B.

Mbrëmë në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj ka ndodhur një rast i dhunës në familje.

Atje një 47-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes së tij, 43-vjeç, pas një mosmarrëveshje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me inicialet H.J është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues nga Njësia e Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme