Dyshohet se ra në kontakt me rrymën, vdes një burrë në Leposaviq

09:42 | 12 Mars 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndërruar jetë një person si pasojë e kontaktit me rrymën, në Leposaviq.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë me vendim të prokurorit, është dërguar në IM: për obduksion.

Rasti është iniciuar si rast nën hetime.

“Leposaviq / 11.03.2024-18:30.   Një mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull dyshohet se si pasojë e kontaktit me rrymën ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme