Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren.
Në njofitmin për media thuhet se i dyshuari ka përodur forcë.
“Sot paradite në zyrën rajonale të IPK-së në Prizren një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e mbrëmjes kur policia kishin ndaluar fillimisht qytetarin/ankuesin për një kundërvajtje në qytetin e Prizrenit. Pas shqiptimit të dy tiketave për kundërvajtje qytetari ishte shoqëruar në stacionin policor në Prizren. Pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore duke dalë në vendin e ngjarjes si dhe kanë pranuar edhe raportet mjekësore lidhur me natyrën e lëndimeve trupore të ankuesit”, thuhet në njoftim.
IPK njoftoi se do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore.
“Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj rreshterit policor (rreshter i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren), IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tij me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, thuhet tutje në njoftimin nga IPK-ja./Arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër