Është arrestuar një person të enjten në Pejë, nën dyshimin se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, tha policia.
Rasti është cilësuar “Marrje e ryshfetit”.
“Pejë / 27.06.2024-17:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti nga ankuesi kosovar kishte kërkuar dhe pranuar para të gatshme duke kryer kështu veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/