Dy mësimdhënës të shkollës “Sali Bytyqi” në Malishevë janë ndaluar në polici pasi dyshohet se kanë përdorur dhunë ndaj një nxënësi të klasës së shtatë që është në këtë shkollë
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Nysret Gjurkaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë , duke shtuar se rastin në polici e kishte paraqitur babai i fëmijës i cili ka deklaruar se fëmija i tij kishte marrë lëndime trupore.
\“Datë 08.10.2021, rreth orës 19:00 prindi i viktimës ka paraqitur në stacion policor se fëmija i tij i moshës 12 vjeçare nxënës i klasës së VII-të në SH.F.M.U. “Sali Bytyqi” në fshatin Shkozë deri sa ishte duke qëndruar ne korridor të shkollës në katin e dytë rreth orës 15:30, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit mësimdhënës të kësaj shkolle duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës në pjesën e qafës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Malishevë. Është siguruar prezenca e dy te dyshuarve nga te cilët janë marrë deklarata me shkrim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dy të dyshuarit ndalen ne ndalim policor prej 48 orësh”, ka thënë Gjurkaj.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?