Dyshohet se dy lopë kanë ngordhur pasi kanë pirë ujë në Lumbardh

19:07 | 1 Shtator 2019
Arbresh.info

Dëmtimi i lumenjve përveç që ka dëmtuar jashtë mase botën ujore, duket se tani po dëmton edhe botën shtazore.

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Prizrenit, ku dyshohet se dy lopë pasi kanë pirë ujë në Lumbardh kanë ngordhur.

Sipas banorëve të fshatit, me datën 31.08.2019, gjatë orëve të mbrëmjes lopët e fshatit Dobrusht kanë pirë ujë në vendin ku para disa ditëve kanë ngordhur edhe peshqit.

Kryetari i Federatës të Peshkatarëve të Kosovës, Bashkim Krasniqi ka thënë se janë në zhdukje shumë lloje të peshqve, e më së shumti Trofta Autoktone.

Poashtu në Lumbardh të Prizrenit dyshohet se kanë ngordhur rreth 12 tonë peshq. Kjo për shkak të kimikateve dhe mbetjeve që hudhen aty.

“Kemi rastin në Lumbardh të Prizrenit, aty ku bashkohet Lumbardhi me Drinin e Bardhë, deri në 12 ton peshq kanë ngordhur” ka thënë Krasniqi.

Krasniqi më tej ka shtuar se i ka dërguar edhe mostrat në institucionet përkatëse por nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete nëse është dënuar dikush apo çfarë ka ndodhur realisht me ato raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme