Dyshohet se disa parashutistë nga Serbia u lëshuan në territorin e Kosovës, Policia informon KFOR-in

18:25 | 29 Qershor 2022
L G

Disa parashutistë nga Serbia dyshohet se janë lëshuar sot në territorin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se parashutistët serbë dyshohet se janë lëshuar në rajonin e komunës së Podujevës, shkruan arbresh.info.

Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se disa parashutistë nga “Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në rajonin e komunës së Podujevës. Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren, menjëherë ka patrulluar në atë zonë, e po ashtu e ka kontaktuar edhe personin i cili ka dhënë informatat fillestare”, bënë të ditur policia.

Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in./arbresh.info/

Të ngjashme