Dyshohet se Aulonin e vrau shoku i ardhur nga Amerika?

13:47 | 17 Shtator 2017
Arbresh.info

Dyshimet e para për vrasjen e Aulon Zekaj, 16 vjeçar, bien mbi shokun e tij, i ardhur nga Amerika, G.G. Policia nuk ka pranuar të japë detaje për të dyshuarin.

Asnjë detaj nuk e ka dhënë Policia e Kosovës për pistat e hetimeve që po zhvillohen për të zbardhur rastin e Aulon Zekajt, 16 vjeçar.

Por, burime të Express kanë treguar se pista e hetimeve shkon kah shoku i tij i ardhur nga Amerika, G.G (emri nuk i publikohet për shkak të hetimeve), dy vite më i madh se viktima. Kanë treguar, po ashtu, Auloni kishte pasur edhe një herë problem me të dyshuarin, por, se ishin pajtuar.

Për këto detaje nuk kanë folur zyrtarët e Policisë së Kosovë. Në familjen e Aulonit kanë thënë se djali i tyre s’ka pasur probleme derisa kanë thënë se po presin hetimet e Policisë dhe Prokurorisë.

“Rasti është nën hetime. Policia është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet për këtë rast. Nuk mund të japim detaje të tjera”, ka thënë Flora Ahmeti, njëra prej Zëdhënësve të Policisë.

Auloni, i cili ka edhe një motër e vëlla, u vra me katër plumba, të shtunën në Prishtinë. Trupit të tij i është bërë obduksioni derisa varrimi është caktuar për orën 17.

Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) kanë konfirmuar se trupi i Aulonit i është dorëzuar Familjes.

“Obduksioni i trupit të pa jetë të 16 vjeçarit sapo ka përfunduar. Trupi i pajetë i tij i është dorëzuar familjarëve për procedurat e varrimit”, ka thënë drejtori i IML, Arsim Gerxhaliu

Flasin familjarët e Aulonit

Familja e 16 vjeçarit, Aulon Zeka, të vrarë një ditë më parë në Prishtinë, kishte hapur të pamën, një ditë pasi fëmija i tyre u gjend i vrarë.

Të afërm të Familjes Zeka ishin nisur drejtë rrugës ‘Mic Sokoli”, e cila çonte për në shtëpinë e tashmë të ndjerit Aulon Zeka për t’i shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e djalit të tyre.

16 vjeçari i varë të shtunën përshkruhet si një person i qetë dhe jo problematik nga familjarët e tij.

“Ka qenë person i qetë. Për krejt hallet që i ka pas ka bisedua me mua. Për këtë rast nuk na ka thënë asgjë”, ka thënë familjari i tij derisa priste tek dera e shtëpisë njerëzit për ngushëllime.

Aulon Zekaj kishte pasur edhe probleme shëndetësore me boshtin kurrizor, por ishte shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme