Dyshohet për vjedhje të rëndë, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së shtetasit maqedonas

14:17 | 5 Shtator 2024
E.G

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimit të vendndodhjes së Shefik Nexhipit të kërkuar për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është shtetas i Maqedonisë se Veriut, shkruan Arbresh.info.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin  vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme