Google ADS

Dyshohet për një person të vdekur tek Ura e Fshejtë (VIDEO)

19:25 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Një person thuhet të jetë mbytur tek Ura e Fshejtë në Gjakovë.
Shoqata humanitare “Diaspora” ndodhet në vendin e ngjarjes, ku në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe klubin e zhytjes “Prishtina” po tentojnë të gjejnë trupin e tij.

Kjo shoqatë në Facebook ka thënë se ka vdekur një person.

“Shoqata Humanitare Diaspora ne bashkëpunim me Klubin e Zhytjes Prishtina po shkojmë te ura e shenjte për kërkimin e një te mbyturi ( Lajm i prekshem )”.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur para më shumë se një ore, ku i dyshuari është hedhura nga lartësia e kësaj ure, pa i ditur motivet.

https://www.facebook.com/ShoqataHumanitareDiasporaOfficial/videos/1865174357066162/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme