Një person ka raportuar në polici se në pronën e tij në Mramor të Prishtinës, ka mjete të pashpërthyera që ka koha e luftës.
Sipas Policisë, njësitet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë gërmimit kanë gjetur një garantë dore të cilën e kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar, shkruan Arbresh.info.
Njësitet e deminimit do të vazhdojnë hulumtimin pasi ankuesi dyshon se në atë lokacion ka ende mjete të tjera të pashpërthyera.
“Mramor, Prishtinë / 13.04.2024 – 12:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se, dyshon që në pronën e tij “diku nën dhe” ka mjete të pashpërthyera që nga koha e luftës. Njësitet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë gërmimit kanë gjetur një garantë dore të cilën e kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar. Ankuesi dyshon që ka ende mjete të tjera të pashpërthyera në lokacion, prandaj njësitet e deminimit në ditët në vijim do të hulumtojnë për mjete të tjera. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, i cili ka vlerësuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...