Google ADS

Dyshohet për mjet shpërthyes në Taukbahqe, policia në vendin e ngjarjes

11:14 | 20 Qershor 2024
R J

Një mjet shpërthyes dyshohet se është gjetur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes e kanë marrë rreth orës 10:30. Policia e Kosovës aktualisht është në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar të pashpërthyer në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, kanë thënë nga Policia e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale