Google ADS

Dyshohet për kontrabandë me migrantë, prangoset një jordanez

23:37 | 31 Gusht 2021
L G

Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe personin e dytë që dyshohet se është i përfshirë në kontrabandim me emigrant.

Bëhet për një 36 vjeçar M.H, shtetas nga Jordania.  Arrestimi i tij  sipas policisë është bërë në Prizren, shkruan arbresh.info.

“Sot, më herët (në ora 14:29), është lëshuar Komunikata Nr.128/2021, bëhet fjalë për një rast ‘kontrabandë me emigrant’. Hetuesit policorë kanë vazhduar hetimin e rastit dhe në vazhdën e hetimeve kanë arrestuar edhe një person të dytë: M.H., viti i lindjes 1985, shtetas jordanez. I njëjti me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po ashtu, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Prizren, rreth orës 15:30, janë kontrolluar dy dhoma të një hoteli në Prishtinë, dhoma në të cilat kanë qëndruar dy të dyshuarit e përfshirë në rast”, njofton policia.

Sipas njoftimit nga policia hetuesit policorë e kanë mbështetur kërkesën për kontrollim në disa dyshime të arsyeshme.

“Hetuesit policorë, bazuar në provat e gjetura në dhomën e të dyshuarit të arrestuar më herët, kanë arritur të zbardhin dyshimet se i dyshuari ‘’A.J., shtetas kosovar’’, i cili në fillim kishte paraqitur dokumente të Republikës së Kosovës, në fakt ato dokumente dyshohet se i kishte falsifikuar. Ky i dyshuar është shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe bëhet fjalë për E.B., mashkull, viti i lindjes 1980, i cili me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

“Gjatë realizimit të kontrollit në dhomat e hotelit ku kanë qëndruar dy të dyshuarit, hetuesit policorë kanë sekuestruar: një letërnjoftim dhe një patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara, po ashtu janë sekuestruar edhe 1510 euro, 300 franga zviceranë, 20 US dollarë si dhe një veturë me të cilën është tentuar të kryhej kontrabanda me emigrantë”./arbresh.info/

Të ngjashme