Dogana e Kosovës ka marrë vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, kundër të cilit egziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të mos lejoj asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tonë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, qe synojmë ti zgjerojmë ne te ardhmen, me qëllim të shërbimit të qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. /arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju